ASAMBLEJA E DYTË
e Shoqatës Mbarëkombëtare të Gjeodetëve Shqiptarë – Karl Gega
Kuvend zgjedhor i të gjitha organeve të shoqatës me mandat dy vjeçar
22 Shkurt 2014, Prizren
RAPORTI I ASAMBLESE
RAPORTET E ORGANEVE TË SHOQATËS PËR PUNËN NJËVJEÇARE
LISTA E SPONZOREVE
FOTO GALERI
Përmbajtja e Asamblesë së përgjithshme:
1. Raportet e organeve udhëheqëse për punën njëvjeçare
- Raporti i Kryetarit të shoqatës për punën njëvjeçare të Kryetarit dhe Këshillit drejtues
- Raporti i Kryetarit të Gjyqit të nderit për punën njëvjeçare
- Raporti i Kryetarit të Këshillit për mbikqyrje për punën njëvjeçare
- Raporti i Kryeredaktorit të Revistës Gj&Gj për progresin
2. Leximi i dispozitave statutare për zgjedhje të organeve të shoqatës
3. Përzgjedhja e komisionit për organizimin e zgjedhjeve
4. Zgjedhja e organeve të shoqatës
5. Inaugurimi dhe fjala e Kryetarit të ri të shoqatës
6. Mbyllja e asamblesë
Përgjegjës për organizimin e asamblesë: prof.dr. Bashkim Idrizi, bashkim.idrizi@yahoo.com, shmkgjsh.kg@gmail.com
Përgjegjës për organizimin e asamblesë: prof.dr. Bashkim Idrizi, bashkim.idrizi@yahoo.com, shmkgjsh.kg@gmail.com
Orari i programit:
Rregjistrimi: 10.00-11.00
Rregjistrimi: 10.00-11.00
No
|
Titulli i sesionit
|
Prezantues - realizues
|
Kohëzgjatja
|
1
|
Hapja e asamblesë
|
Kryetari i shoqatës
Prof.Dr. Bashkim Idrizi
|
11.00-11.05
|
2
|
Raportet e organeve te shoqatës
|
- Kryetari i shoqatës,
Prof.Dr. Bashkim Idrizi
- Kryetari i Gjyqit të nderit, z. Gani Neziri
- Kryetari i Këshillit për mbikqyrje, z. Tush Kolaj
- Kryeredaktori i revistës Gj&Gj, Prof.Dr. Ismail
Kabashi
|
11.05.11.45
|
3
|
Leximi i dispozitave statutare për zgjedhje të organeve të shoqatës
|
Kryetari i shoqatës
Prof.Dr. Bashkim Idrizi
|
11.45-12.00
|
4
|
Përzgjedhja e komisionit për organizimin e zgjedhjeve
|
Këshilli drejtues
|
12-12.15
|
5
|
Zgjedhja e organeve të shoqatës
|
Komisioni për organizimin e zgjedhjeve
|
12.15-14
|
Pushim për kafe
|
13.15-14.00
|
||
6
|
Shpallja e rezultateve
|
Komisioni për organizimin e zgjedhjeve
|
14.00-14.15
|
7
|
Dorëzimi i mandatit Kryetarit të ri të shoqatës
|
Kryetari i shoqatës
Prof.Dr. Bashkim Idrizi
|
14.15-14.30
|
8
|
Fjala e Kryetarit të ri të shoqatës
|
Kryetari i ri i shoqatës
|
14.30-14.45
|
9
|
Mbyllja e Asamblesë
|
Kryetari i ri dhe Këshilli i ri drejtues i shoqatës
|
14.45-15.00
|
Dispozitat statutare për zgjedhjen e organeve të shoqatës (ekstrakte nga Statuti i shoqatës):
NENI 10
Zgjedhjet e organeve të shoqatës, Asambleja e
përgjithshme i realizon nëpërmjet komisionit 3 anëtarësh për organizimin e
zgjedhjeve që formon Asambleja në momentin e fillimit të shqyrtimit të pikës
për zgjedhje. Anëtarët e komisionit për organizimin e zgjedhjeve para fillimit
të realizimit të zgjedhjeve, zgjedhin kryetarin e komisionit. Mandati i
komisionit për organizimin e zgjedhjeve mbaron me përfundimin e mbledhjes së
Asamblesë së përgjithshme. Komisioni për organizimin e zgjedhjeve mund të
angazhon anëtarë të shoqatës pjesëmarës në mbledhje për ta ndihmuar procesin e
zgjedhjeve, të cilët duhet të jenë nën mbikqyrje nga anëtarët e
komisionit.
NENI 11
Asambleja e përgjithshme merr vendime me votim të
fshehtë. Vendimet quhen të vlefshme n.q.s për to ka votuar me shumë se gjysma e
anëtarëve të pranishëm.
NENI 12
Këshilli Drejtues i shoqatës zgjidhet ςdo dy vjet me
votim të fshehtë nga Asambleja e përgjithshme.
Këshilli drejtues formohet gjithsej nga 11 anëtarë, pikërisht
nga 3 prej Shqipërisë dhe Kosovës, 2 prej Maqedonisë, dhe nga 1 prej Malit të
Zi, Kosovës lindore dhe Çamërisë.
Kryetarët e Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë dhe
Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës me automatizëm janë anëtarë të këshillit
drejtues të Shoqatës.
Këshilli
Drejues i shoqatës udhëhiqet nga kryetari i Shoqatës.
NENI 13
Kryetarin e zgjedh Asambleja e përgjithshme e shoqatës,
me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë votash. Në rast se votat janë të
barabarta, votimi përsëritet prej fillimi deri në përmbushjen e kushtit të
shumciës së thjeshtë të votave të pranishme në mbledhje.
Kryetari i shoqatës zgjidhet me mandat dy vjeçar.
Kryetari i shoqatës me automatizëm është kryetar i
këshillit drejtues.
NENI 14
Këshilli për mbikqyrje i shoqatës zgjidhet ςdo dy vjet me
votim të fshehtë nga Asambleja e përgjithshme. Në rast se votat janë të
barabarta, votimi përsëritet prej fillimi deri në përmbushjen e kushtit.
Këshilli për mbikqyrje formohet nga 6 anëtarë, pikërisht
nga 1 prej Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës lindore dhe
Çamërisë.
Këshilli për mbikqyrje ka kompetenca për mbikqyrje në
procesin e të gjitha zgjedhjeve në mbledhjet e shoqatës.
NENI 15
Gjyqi i nderit i shoqatës zgjidhet ςdo dy vjet me votim
të fshehtë nga Asambleja e përgjithshme. Në rast se votat janë të barabarta,
votimi përsëritet prej fillimi deri në përmbushjen e kushtit.
Gjyqi i
nderit formohet nga 6 anëtarë, pikërisht nga 1 prej Shqipërisë, Kosovës,
Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës lindore dhe Çamërisë.
NENI 16
Komisioni për të dhëna statistikore dhe historinë e
shoqatës zgjidhen ςdo katër vjet me votim të fshehtë nga Asambleja e
përgjithshme. Në rast se votat janë të barabarta, votimi përsëritet prej
fillimi deri në përmbushjen e kushtit.
Komisioni për të dhëna statistikore dhe historinë e shoqatës
formohet nga 18 anëtarë, pikërisht nga 3 prej Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë,
Malit të Zi, Kosovës lindore dhe Çamërisë.
Komisioni për të dhëna statistikore dhe historinë e
shoqatës zgjedh kryetarin e tij, i cili ka rolin e koordinatorit të këshillit.
NENI 18
Cdo anëtar i Shoqatës ka të drejten e një vote të
barabartë për ςeshtjet e shtruara për votim në Asamblenë e Përgjithshme të anëtarëve.
Gjuha zyrtare: Gjuha shqipe
Rregjistrimi:
Pjesëmarësit duhet të bëjnë rregjistrimin e tyre deri më 15.02.2014 nëpërmjet përfaqësuesve vendor të shënuar në listën e mëposhtme, duke dërguar të dhënat në vazhdim:
EMRI MBIEMRI
|
Titulli
|
Qyteti
|
Nr. celular
|
E-mail adresa
|
Vendi i punës
|
Vërejtje: Kolegët që nuk do të bëjnë rregjistrimin e tyre për pjesëmarje deri më 15.02.2014, nuk do të kenë mundësi për pjesëmarje në asamble!
Koordinator vendor:
SHQIPËRI: Sokol Allaraj - Sekretar i përgjithshëm, Tiranë - allarajs@hotmail.com, +355 68 2027-775
KOSOVË: Sabri Zylfiu - Nënkryetar, Prishtinë - zylfiu@hotmail.com, +377 44 373-388
KOSOVË: Sabri Zylfiu - Nënkryetar, Prishtinë - zylfiu@hotmail.com, +377 44 373-388
MAQEDONI: Kujtim Xhila, Ohër - kujto_xh@yahoo.com, +389 70 464-449
MALI I ZI: Daut Bejta - Nënkryetar, Ulqin - dautbb@t-com.me, + 382 69 379-279
KOSOVË LINDORE: Muzafer Mustafa - Nënkryetar, Preshevë - muzafer_mustafa@yahoo.com, + 377 44 239 065, +381 64 0866-076
KOSOVË LINDORE: Muzafer Mustafa - Nënkryetar, Preshevë - muzafer_mustafa@yahoo.com, + 377 44 239 065, +381 64 0866-076
Sponsorimi:
Sponzorues munden të paraqiten të gjithë institucionet dhe personat fizik të cilët munden të sponzorojnë në vlerë sipas dëshirës.
Si sponzorim mund të llogariten edhe mbulimi i harxhimeve të veçanta si printimi i revistës, udhëtimi, salla, dreka, kafe pauzat etj.
Sponzorimi është valid nëse pagesa është realizuar nëpërmjet transakcionit bankar.
Lista e sponzorëve do të jetë publike për opinionin dhe në ueb faqen e shoqatës.
Në kuadër të sesioneve me prezantime, mundet të lejohen prezantime komerciale të sponsorëve në kohëzgjatje 15 minutëshe, me kompensim në shumë prej 250euro. Sponsorët e kësaj kategorie, do ta kenë gratis vendosjen e standit në panairin gjeodezik.
E-mail: shmkgjsh.kg@gmail.com
Adresa: Rr. Xhoxhi Martini, nr. 8; 1001 TIRANË
Zyra vendore:
PRISHTINË - rr.Antigona Fazliu, 21/B
SHKUP - rr. Xhon Kenedi, 25/1-d3
TËRNOC - Bashkësia Lokale Tërnoc
ULQIN - bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, bb