Anëtar i shoqatës mund të jetë ςdokush, qoftë ky përson fizik apo juridik. Miratimi i kërkesës për anëtarësim në shoqatë bëhet nga Këshilli Drejtues. Në kërkesën për anëtarësim në shoqatë përcaktohet data e anetarësisë, kuota, si dhe një deklaratë ku kërkuesi bie dakort të veprojë në përputhje me ligjin, statutin dhe rregullat e tjera të shoqatës. Anëtari i ri shënohet në librin e shoqatës, i cili mbahet në sekretari. Lista e anëtarëve dhe ndryshimet përkatëse në të, bëhet e njohur nëpërmjet botimeve periodike. Në paraqitjen e kërkesës për regjistrim dhe anëtarësim automatikisht hyn dhe pranimi i statutit dhe kodit etik.
Anëtarësimi në shoqatë konsiderohet i kryer vetëm pas miratimit dhe pagesës së kontributit përkatës. Kuota mujore do të jetë 2 euro/muaj, ndërsa pagesa bëhet në nivel vjetor me shumën e përgjithshme 24 euro/vjet.
Anëtarët themelues janë ata përsona që kanë paraqitur kërkesën për themelimin e shoqatës.
Anëtarët e nderit zgjidhen ndërmjet përsonave të shquar të profesionit (por dhe të profesioneve të tjera) nga këndvështrimi tekniko-shkencor dhe organizativ.
Institucionet shtetërore dhe shoqëritë private mund të jenë anëtarë kolektive të Shoqatës, sipas kërkesës së tyre dhe miratimit të organeve drejtuese të shoqatës. Kuota mujore për ta është 10 euro/muaj, ndërsa pagesa bëhet në nivel vjetor me shumën e përgjithshme 120 euro/vjet.
Anëtarët pensionistë, studentë e të papunësuar, paguajnë një shumë sa gjysma e kuotës mesatare të anëtarit të thjeshtë, pikërisht 1 euro/muaj, ndërsa pagesa bëhet në nivel vjetor me shumën e përgjithshme 12 euro/vjet.